Kina sanksionon firmat ushtarake amerikane për shitjen e armëve në Tajvan
(last modified 2024-09-18T18:43:48+00:00 )
Shtator 18, 2024 20:43 Europe/Tirane
  • Kina sanksionon firmat ushtarake amerikane për shitjen e armëve në Tajvan

Kina ka vendosur sanksione ndaj nëntë kontraktorëve ushtarakë amerikanë në hakmarrje për miratimin e Uashingtonit për shitjen e armëve në rajonin e Tajvanit këtë javë.

Të hënën, Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme për ushtrinë e Taipeit të armëve me vlerë rreth 228 milionë dollarë.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se paketa e shitjeve do të bëhej efektive brenda një muaji.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian tha në një konferencë shtypi se Uashingtoni duhet të "ndalojë së nxituri dhe mbështeturi pavarësinë e Tajvanit dhe të ndalojë minimin e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit".

Ai tha se shitjet e armëve në "rajonin e Tajvanit të Kinës kishin shkelur seriozisht parimin e një Kine të Vetme duke cenuar sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës" dhe duke dëmtuar marrëdhëniet Kinë-SHBA".

Si përgjigje, Pekini vendos një “ngrirje” ligjore në pronat e nëntë kompanive amerikane në Kinë, tha Lin.

 

Tags