UNICEF bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i162706-unicef_bën_thirrje_për_armëpushim_të_menjëhershëm_në_gaza
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza për të mbrojtur fëmijët dhe për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2024 17:36 Europe/Tirane
  • UNICEF bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza për të mbrojtur fëmijët dhe për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare.

Ted Shiban, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), tha: Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të mbrojtur fëmijët në Gaza dhe për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare. Më shumë se 14,000 fëmijë janë vrarë në luftën në Gaza që nga 7 tetori 2023, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) shtoi: Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet, me numrin e të zhvendosurve që ka arritur në 1.9 milionë njerëz. Numri i kamionëve që transportojnë ndihma humanitare në Rripin e Gazës është ulur nga 100 kamionë në ditë në muajin gusht në 15 kamionë në muajin shtator. Kjo shton vuajtjet e qytetarëve të Gazës. Në këtë drejtim, Komiteti i Monitorimit theksoi angahzimn e shteteve anëtare në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës dhe tha: Izraeli ka kryer shkelje të rënda në Rripin e Gazës. Kjo është një nga shkeljet më të rënda të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në historinë e epokës së re. Vdekjet tragjike të fëmijëve në Rripin e Gazës janë të paprecedentë në histori dhe konsiderohet si një pikë e errët në historinë bashkëkohore.  Komiteti bëri thirrje për ndihmë të menjëhershme për mijëra fëmijë të plagosur në Gaza dhe lejimin e të plagosurve që të largohen.