OKB/ Bota dënon agresionet izraelite
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se "ne jemi pothuajse në një luftë të plotë" dhe Shtetet e Bashkuara, aleati i vendosur i Izraelit, paralajmëruan udhëheqësit e regjimit izraelit kundër një pushtimi tokësor të plotë të Libanit.
Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani ka bërë thirrje për një takim urgjent të liderëve arabë në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB lidhur me sulmet ajrore të Izraelit në Liban.
Folësit e tjerë në ditën e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme paralajmëruan komunitetin ndërkombëtar për sjelljen psikopatike të Izraelit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Izraeli e ka kthyer Gazën në "varrezat më të mëdha të fëmijëve dhe grave në botë".
Erdogan kritikoi gjithashtu OKB-në për mosveprimin ndaj fushatës së gjenocidit të Izraelit në Gaza.
"Jo vetëm fëmijët, por edhe sistemi i OKB-së po vdesin në Gaza... E vërteta, vlerat që Perëndimi pretendon se mbron po vdesin."
Presidenti turk paralajmëroi se Izraeli po e tërheq të gjithë rajonin në luftë, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t'i japë fund mizorisë dhe barbarizmit të Izraelit në Gaza.
Mbreti Abdullah i Jordanisë përjashtoi mundësinë që vendi i tij të bëhet një "atdhe alternativ" për palestinezët.
“Ideja e Jordanisë si një atdhe alternativ për palestinezët nuk do të ndodhë kurrë”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mbretëria jordaneze , tha ai, "kurrë nuk do të pranojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve, që është një krim lufte".
Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit tha se fushata e Izraelit në Gaza ishte "agresioni më barbar, më i urryer dhe më i gjerë, duke shkelur vlerat njerëzore, konventat dhe normat ndërkombëtare".
“Ne e kundërshtojmë dhunën dhe shënjestrimin e civilëve të pafajshëm nga çdo palë,” tha ai.
“Por pas një viti të kësaj lufte dhe me gjithë atë që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë, nuk mund të flitet më për ‘të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten’ pa qenë bashkëpunëtor në justifikimin e krimit”, tha Emiri i Katarit.
Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro u tha liderëve botërorë se "kur Gaza të vdesë, njerëzimi do të vdesë, i gjithë njerëzimi".
Petro gjithashtu e quajti kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu "një kriminel lufte".