Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Libanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i162904-mbledhja_e_këshillit_të_sigurimit_për_libanin
Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban një mbledhje lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmin e regjimit sionist ndaj Libanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 25, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Libanin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban një mbledhje lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmin e regjimit sionist ndaj Libanit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga Al Jazeera, me përshkallëzimin e sulmeve të regjimit sionist në Liban dhe rrezikun e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, Këshilli i Sigurimit i OKB-së po kërkon të mbajë një takim për të trajtuar këtë çështje. Nisur nga kjo, Sllovenia, si kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit, njoftoi se mbledhja e këtij këshilli do të mbahet të mërkurën në orën 18:00 me orën e Nju Jorkut dhe në të do të diskutohet lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe bombardimin e Libanit. Me kërkesë të Francës do të mbahet një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit lidhur me Libanin. Parisi, i cili mori kujdesin e Libanit gjatë marrëveshjes Sykes-Picot pas rënies së Perandorisë Osmane, është ende në imagjinatën e shekujve të mëparshëm të kolonizimit dhe kërkon të ushtrojë ndikim në Liban. Në të njëjtën kohë, Franca nuk është një ndërmjetës i pranueshëm në konfliktin aktual për shkak të mbështetjes së saj të gjerë për regjimin sionist në gjenocidin ndaj palestinezëve dhe sulmet ndaj Libanit.