Biden urdhëroi mbrojtjen e ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme
(last modified Sat, 28 Sep 2024 10:03:26 GMT )
Shtator 28, 2024 12:03 Europe/Tirane
  • Biden urdhëroi mbrojtjen e ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme

Shtëpia e Bardhë të shtunën në mëngjes pas sulmit izraelit në Liban njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar vlerësimin dhe aktivizimin e forcave amerikane në Lindjen e Mesme dhe marrjen e masave mbrojtëse në ambasadat e këtij vendi në rajon.

Sipas IRNA, cituar nga AFP, Biden urdhëroi gjithashtu ambasadat amerikane në rajon që të "marrin të gjitha masat e duhura mbrojtëse. Shtëpia e Bardhë shtoi se Biden kishte marrë disa raporte nga ekipi i sigurisë kombëtare për sulmin e Izraelit në Liban. Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmin e Izraelit ndaj Libanit të premten dhe nuk ishin në dijeni të tij. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se ai nuk ishte në dijeni të sulmit dhe se ai ishte në një bisedë telefonike me ministrin e luftës të Izraelit, Yoav Gallant, në kohën kur operacioni izraelit ishte duke u zhvilluar. Një zyrtar amerikan deklaroi se Uashingtoni mësoi për këtë sulm kur “operacioni filloi dhe avionët izraelitë ishin në qiell. Të premten në mbrëmje, avionët e regjimit sionist bombarduan në mënyrë të rëndë dhe të vazhdueshme zonat e banuara të Hareh’Harik në periferi të Bejrutit. Ushtria sioniste pretendoi se objektivi i këtyre sulmeve ishte qendra kryesore komanduese e Hezbollahut dhe vrasja e Seyed Hassan Nasrallah. Reuters raportoi të shtunën në mëngjes, duke cituar një burim të afërt me Hezbollah të Libanit se Seyed Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje dhe Hashem Safidini, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut janë gjallë.