Bashkimi Evropian: Na vjen keq që nuk mund ta frenojmë Netanyahun!
(last modified Sat, 28 Sep 2024 10:03:32 GMT )
Shtator 28, 2024 12:03 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian: Na vjen keq që nuk mund ta frenojmë Netanyahun!

Kreu i politikës së jashtme të unionit pohoi se asnjë fuqi, madje as qeveria amerikane, nuk është në gjendje të frenojë regjimin sionist dhe shprehu keqardhjen për këtë situatë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, “Joseph Borrell” kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian nuk përmendi ndihmën e gjithanshme dhe të vazhdueshme ushtarake të qeverisë amerikane për regjimin sionist në sulmin ndaj Gazës dhe Libanit. Ai pretendoi se asnjë fuqi, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk është në gjendje të frenojë Benjamin Netanyahun, kryeministrin e regjimit sionist dhe shprehu “keqardhjen” e tij për këtë situatë. Sipas raportit të AFP, Joseph Borrell tha: Na vjen keq që nuk ka asnjë fuqi në gjendje të frenojë Netanyahun. Ajo që ne po bëjmë është të ushtrojmë të gjithë presionin diplomatik për të vendosur një armëpushim. Ai vuri në dukje se Evropa nuk duhet të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara në diskutimin e armëpushimit në Gaza dhe shtoi: Ne duam të diversifikojmë përpjekjet diplomatike larg SHBA-së, e cila është përpjekur të parandalojë një armëpushim në Gaza.