Mbi 100 të vdekur nga uragani Helene, reagon Biden
Presidenti Joe Biden ka thënë se qeveria e tij do të mbështesë shtetet e prekura nga uragani Helene, pasi stuhia shkatërruese la më shumë se 100 njerëz të vdekur në juglindje të SHBA-së.
Presidenti amerikan u deklarua rreth uraganit ndërsa 600 njerëz mbeten të pagjetur pasi Helene la gjurmë shkatërrimi në disa shtete – me vdekje të raportuara në Florida, Xheorxhia, në Karolinën e Veriut dhe të Jugut dhe në Virginia.
Bëhet e ditur se autoritetet janë ende duke luftuar për të siguruar ujë dhe furnizime të tjera në zonat e prekura nga përmbytjet.
Biden tha se ka folur me guvernatorët e Gjeorgjisë dhe Karolinës së Veriut dhe se ai pret të vizitojë zonat e prekura nga uragani më vonë këtë javë.
Ai shtoi se do të kërkojë që Kongresi të mbajë në një seancë speciale për të miratuar një paketë financimi për të ndihmuar të prekurit.