Tetor 01, 2024 07:31 Europe/Tirane
  • Ulen çmimet e karburantit

Çmimet e karburantit në Katar janë ulur me ndërhyrjen e qeverisë ndërkohë që Shqipëria vazhdon të ketë çmimet më të larta në rajon dhe pothuajse në botë. Instituti i energjisë Qatar Energy ka publikuar zyrtarisht çmimet e përditësuara të karburantit për tetorin 2024, duke sjellë një ulje të kostove në të gjithë vendin.

Kjo shënon një rënie të çmimeve si për benzinën ashtu edhe për naftën në krahasim me shtatorin. Benzina Premium (91) është ulur  në 1,90 QR ( 0.47) euro për litër, që është më poshtë nga norma e muajit të kaluar. Super Benzinë (95): Shitet me çmim 2.05 QR (0.5 euro) për litër, më i ulët se në muajin shtator. Nafta është ulur në çmimin 2.00 QR (0.49 euro). Këto ndryshime vijnë si pjesë e rregullimeve të rregullta mujore të institutit QatarEnergy, duke ofruar lehtësime për konsumatorët pasi kostot e karburantit vazhdojnë të luhaten. Nga ana tjetër Shqipëria konsiderohet ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës dhe benzinës në botë. Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i teti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton 1.98 dollarë, çmim ky më i shtrenjtë edhe se krahasuar me Singaporin që i ka të ardhurat për frymë në mbi 85 mijë dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, 3.14 dollarë për litër, pasuar nga Monako dhe Afrika Qendrore.

 

Tags