Tetor 06, 2024 17:01 Europe/Tirane
  • Vetëdigjet një përkrahës i Palestinës dhe Libanit para Shtëpisë së Bardhë
    Vetëdigjet një përkrahës i Palestinës dhe Libanit para Shtëpisë së Bardhë

ParsToday - Një nga protestuesit kundër agresionit të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe Liban i vuri flakën vetes para Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë demonstratës masive të mbështetësve të Palestinës dhe Libanit përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington, një protestues amerikan i vuri flakën vetes. Sipas ParsToday, ky demonstrues në kohën kur vinte flakën vetes, ka thirrur çlirimin e Palestinës.

Demonstruesit në Uashington protestuan kundër vazhdimit të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe në Liban dhe dënuan mbështetjen e Amerikës ndaj këtyre krimeve duke mbajtur një demonstratë të madhe para Shtëpisë së Bardhë.

Më parë, më 25 shkurt, Aaron Bushnell, një pilot i ri amerikan, duke protestuar kundër mbështetjes së Shtëpisë së Bardhë ndaj gjenocidit të hapur kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës nga regjimi izraelit, në një aksion proteste pas regjistrimit të video imazheve, i ka vënë zjarrin vetes përpara ambasadës sioniste në Uashington.

Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të shteteve perëndimore, regjimi izraelit ka nisur një vrasje të re masive në Rripin e Gazës kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës.

Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 41 mijë civilë palestinezë janë martirizuar dhe mbi 96 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës. Ndërkohë që regjimi sionist nuk ka mundur të dalë fitimtar nga lufta në këtë zonë edhe pas një viti, ndërsa ai ka nisur sulmet e tij kundër Libanit që nga 23 shtatori.

Struktura e regjimit izraelit u krijua në vitin 1917 me projektimin e kolonializmit britanik dhe nëpërmjet imigrimit të hebrenjve nga vende të ndryshme të botës në tokën palestineze dhe ekzistenca e tij u shpall në vitin 1948. Që atëherë, plane të ndryshme të vrasjeve masive janë kryer për gjenocidin ndaj popullit palestinez dhe për uzurpimin e të gjithë tokës së tyre.

Një numër vendesh, të udhëhequra nga Republika Islamike e Iranit, janë mbështetës seriozë të shpërbërjes së regjimit pushtues izraelit dhe kthimin e hebrenjve në vendet e tyre origjinale.