Tetor 07, 2024 20:43 Europe/Tirane
  • Shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një shumë rekord prej të paktën 17.9 miliardë dollarësh për ndihmën ushtarake për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza, sipas një raporti të ri.

Sipas Sky News, një shtesë prej 4,86 miliardë dollarësh janë shpenzuar në operacionet e shtuara ushtarake të SHBA-së në rajon që nga sulmet e 7 tetorit 2023, zbuluan studiuesit nga projekti Kostot e Luftës i Universitetit Brown.

Kjo përfshin kostot e një fushate të udhëhequr nga marina për të shuar sulmet ndaj anijeve komerciale nga Houthi-t e Jemenit, të cilët po i kryejnë ato në solidaritet me Hamasin.

Ndihma e SHBA-së përfshin gjithashtu financimin ushtarak, shitjet e armëve, të paktën 4.4 miliardë dollarë tërheqje nga rezervat dhe pajisjet e përdorura të SHBA-së, thuhet në raport.

Administrata Biden ka shtuar forcën e saj ushtarake në rajon që nga shpërthimi i konfliktit, duke synuar të pengojë dhe t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj forcave izraelite dhe amerikane.

SHBA-ja është e përkushtuar t’i japë Izraelit 3.8 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2028, si pjesë e një marrëveshjeje të mbrojtjes të nënshkruar për herë të parë gjatë administratës së Barack Obamës.

 

Tags