Tjetër sulm izraelit ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban
Një paqeruajtës i OKB-së është qëlluar në Liban nga trupat izraelite, kanë njoftuar forcat e Kombeve të Bashkuara në vend.
Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u “godit me armë zjarri për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak” në qytetin Nakoura, deklaroi UNIFIL.
Bëhet e ditur se ai u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni për të hequr një plumb dhe tani është në një gjendje stabile, njofton skynews.
“Ne kujtojmë të gjithë aktorët për detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit dhe ambienteve të OKB-së, duke përfshirë shmangien e aktiviteteve luftarake pranë pozicioneve të UNIFIL”, tha paqeruajtësi i OKB-së.
Incidenti do të thotë se të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së janë plagosur në tre ditët e fundit.
Franca, Italia dhe Spanja kanë akuzuar Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar lidhur me sulmet.
Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kërkoi prerazi Izraelit që të ndalojë goditjen e paqeruajtësve të OKB-së gjatë konfliktit të tij me Hezbollahun në Liban.