Kina: “Të përgatitur për betejë ndaj Tajvanit”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i163638-kina_të_përgatitur_për_betejë_ndaj_tajvanit
Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në mediat sociale, që tregon stërvitje të ndryshme ushtarake shoqëruar me mbishkrimin: “të përgatitur për betejë”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 13, 2024 21:02 Europe/Tirane
  • Kina: “Të përgatitur për betejë ndaj Tajvanit”

Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në mediat sociale, që tregon stërvitje të ndryshme ushtarake shoqëruar me mbishkrimin: “të përgatitur për betejë”.

Në videon e publikuar nga Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, e cila ka përgjegjësinë për një zonë që përfshin Tajvanin, tregoheshin avionë dhe anije luftarake që operonin së bashku, lëshues të lëvizshëm raketash si dhe automjete sulmi amfibe, shoqëruar me një hartë të vogël të Tajvanit.

Ky zhvillim vjen pasi ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë të dielën se një flotë e marinës kineze e udhëhequr nga aeroplanmbajtësi ‘Liaoning’ kishte hyrë në ujërat pranë kanalit Bashi, që lidh Detin e Kinës Jugore me Paqësorin dhe ndan Tajvanin nga Filipinet.

Ushtria kineze vepron në mënyrë rutinore rreth ishullit dhe Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Tajvanit.