Zhduken rreth 100 persona disa javë pas uraganit Helen në Amerikë
(last modified 2024-10-16T18:50:29+00:00 )
Tetor 16, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Zhduken rreth 100 persona disa javë pas uraganit Helen në Amerikë

Guvernatori i Karolinës së Veriut njoftoi zhdukjen e 92 personave, disa javë pas uraganit shkatërrues dhe vdekjeprurës Helen.

Sipas New York Times, Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper në një konferencë për shtyp njoftoi se më shumë se dy javë pasi uragani Helen shkatërroi pjesën perëndimore të shtetit, gati 100 persona janë ende të zhdukur.

Duke u shprehur se numri i saktë i personave të zhdukur është 92, ai shprehu shqetësimin se ky numër mund të rritet në ditët në vijim pasi ka më shumë raportime për njerëz të zhdukur.

Thuhet se procesi i raportimit dhe gjetjes së personave të zhdukur ka qenë i vështirë në ditët e para pas përfundimit të uraganit, për shkak të ndërprerjes së gjerë të sistemeve të komunikimit.

Kjo stuhi, e cila goditi disa pjesë të Amerikës muajin e kaluar, la mbi 200 të vdekur dhe shkaktoi humbje të mëdha financiare.

 

Tags