Populli britanik në demonstratë në mbështetje të Gazës dhe Libanit
(last modified 2024-10-20T09:17:56+00:00 )
Tetor 20, 2024 11:17 Europe/Tirane
  • Populli britanik në demonstratë në mbështetje të Gazës dhe Libanit

Qindra mbështetës të Palestinës në Londër, kryeqytetin e Britanisë së Madhe, duke mbajtur demonstrata, dënuan vazhdimin e krimeve brutale të regjimit sionist në Palestinë dhe në Liban.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, të shtunën në Londër, demonstruesit që u përkisnin kombësive dhe feve të ndryshme, duke mbajtur në duar flamuj palestinezë dhe libanezë dhe duke brohoritur parulla anti-izraelite të tilla si "Fund okupimit!", "Liri për Palestinën!" dhe "Ndalni sulmin ndaj Libanit!", kërkuan vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi në Rripin e Gazës dhe në Liban.

Protestuesit britanikë theksuan se do të vazhdojnë demonstratat e tyre për sa kohë të vazhdojnë krimet e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe në Liban.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, regjimi sionist ka hedhur mbi banorët e Rripit të Gazës më shumë se 80,000 ton eksploziv, pesë herë më shumë se bomba bërthamore mbi Hiroshima, duke vrarë më shumë se 42000 palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 99000 të tjerë, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra.

Krahas sulmit brutal në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, regjimi gjenocidal i Izraelit që nga 23 shtatori ka nisur gjithashtu sulme në shkallë të gjerë në zona të ndryshme të jugut të Libanit, sulme të cilat vazhdojnë ende.

 

Tags