Foto e cila nuk e zgjoi botën
(last modified Wed, 23 Oct 2024 18:00:22 GMT )
Tetor 23, 2024 20:00 Europe/Tirane
  • Foto e cila nuk e zgjoi botën
    Foto e cila nuk e zgjoi botën

ParsToday - Publikimi i një video dhe fotoje të një vajze të re palestineze që mban motrën e saj të plagosur, edhe pse lëndoi zemrat e njerëzve liridashës, por nuk arriti të zgjojë botën e zhytur në gjumë.

Lufta në Rripin e Gazës është simbol i krimit të regjimit sionist që po kryhet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë, ndërkohë që makineria e luftës sioniste nuk sheh asnjë pengesë për vazhdimin e krimeve të saj. Sipas ParsToday, ditët e fundit në internet janë parë gjerësisht fotot e një vajze të zhvendosur palestineze që mban motrën e saj të plagosur dhe duke ecur më shumë se 2 kilometra me të për ta çuar në spital.

Kjo vajzë palestineze mban motrën e saj të plagosur, ndërsa spitalet në Rripin e Gazës janë shkatërruar dhe zhurma e dronëve izraelitë dëgjohet në qiell. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me këta dy fëmijë.

Videoja dhe fotoja e kësaj vajze palestineze po shkojnë nga dora në dorë në hapësirën virtuale dhe po shkakton dhimbje në zemrat e njerëzve. Por kriminelët e regjimit sionist vazhdojnë të kryejnë krime me bashkëpunimin e Amerikës dhe aleatëve të tyre evropianë.

Në hapësirën virtuale; pamjet e kësaj vajze të vogël palestineze që mban motrën e saj të plagosur janë krahasuar me një foto të një djali japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një djalë që qëndron gatitur dhe i kafshon buzët me dhëmbë dhe me sy që duket se përmbajnë gjithë shpirtin e një kombi të mposhtur.

Joe O'Donnell është autor i kësaj foto të shkrepur në Nagasaki

Gjatë shtatë muajve duke filluar nga shtatori 1945, ai udhëtoi në të gjithë Japoninë perëndimore, duke dokumentuar shkatërrimin dhe duke zbuluar gjendjen e rëndë të viktimave të bombardimeve, duke përfshirë të vdekurit, të plagosurit, të pastrehët dhe jetimët. Imazhet e vuajtjes njerëzore z gdhendën edhe në "negativët", ashtu edhe në zemrën e tij.

Sipas Joe O'Donnell, kjo foto tregon një fëmijë duke mbajtur vëllain e tij të vdekur. Ai është duke qëndruar në një rresht ku japonezët dorëzojnë të dashurit e tyre të vdekur për varrim tradicional (për t'i djegur dhe bërë hi).

Sipas O'Donnell, kur ishte radha e djalit, burrat që qëndronin pranë me maska ​​të bardha morën në heshtje trupin e vëllait të tij të vdekur dhe i vunë flakën. Djali i vogël po përpiqej të mbante të qarën dhe të dukej i fortë duke kafshuar buzën e poshtme.

Sipas statistikave të fundit zyrtare, më shumë se 42,000 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 99,000 të tjerë janë plagosur në sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023.