8.7 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin për të vazhduar luftënxitjen
(last modified Thu, 24 Oct 2024 07:34:28 GMT )
Tetor 24, 2024 09:34 Europe/Tirane
  • 8.7 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin për të vazhduar luftënxitjen

Ministria e Luftës së regjimit sionist njoftoi dhënien e ndihmës financiare prej 8.7 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë regjim për vazhdimin e luftënxitjes në rajon.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Sahab, të cituar nga rrjeti televiziv Al-Jazeera, Ministria e Luftës së regjimit sionist njoftoi se qeveria amerikane dhe Kongresi amerikan kanë rënë dakord të japin 8.7 miliardë dollarë ndihmë për regjimin izraelit.

Kjo ministri shtoi gjithashtu se regjimi sionist po kërkon të marrë ndihmë urgjente nga Shtetet e Bashkuara të amerikës në vlerë 5.2 miliardë dollarë për ta përdorur në forcimin sistemit të tij të mbrojtjes ajrore.

Ministria e Luftës së regjimit sionist vuri në dukje se kjo ndihmë financiare do të përdoret për të forcuar sistemet mbrojtëse "Iron Dome" (Kupola e Hekurt), "David's Sling" (Hobeja e Davidit) si dhe sistemet ushtarake lazer.

Gazeta "Washington Post", kohët e fundit, në një artikull duke iu referuar rritjes së ndjeshme të ndihmës amerikane në fushën ushtarake dhe të sigurisë për regjimin sionist pas 7 tetorit 2023, shkroi se ky regjim ka marrë më shumë ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se çdo aleat tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tani, por niveli i ndihmave të dërguara në Tel Aviv që nga 7 tetori 2023 është rritur më shumë se më parë.

Në aktin e fundit të mbështetjes së Uashingtonit për regjimin izraelit, Pentagoni njoftoi dërgimin në territoret e pushtuara të sistemit të mbrojtjes antiraketore balistike "THAAD" së bashku me njëqind forca personeli.