Zelensky pengoi vizitën e  Guterres në Ukrainë
(last modified Sat, 26 Oct 2024 07:17:22 GMT )
Tetor 26, 2024 09:17 Europe/Tirane
  • Zelensky pengoi vizitën e  Guterres në Ukrainë

Pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara javën e kaluar udhëtoi në Rusi për të marrë pjesë në takimin e BRICS, Presidenti i Ukrainës bllokoi udhëtimin e tij në Ukrainë.

Sipas “Isna”, takimi vjetor i BRICS u mbajt në qytetin Kazan të Rusisë dhe në takim ishin të pranishëm liderët e disa vendeve, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Takim, i cili nga këndvështrimi i shumë analistëve politikë dhe ekonomikë, madje edhe mediave perëndimore, ishte fuqia diplomatike e presidentit rus Vladimir Putin dhe gjithashtu tregoi izolimin e Perëndimit në botë. Agjencia AFP të premten, duke cituar burime anonime në Zyrën e Presidentit të Ukrainës raportoi: “Pas takimit të BRICS në Kazan, Guterres donte të vizitonte Ukrainën, por Zelensky nuk e miratoi udhëtimin e tij”. Një nga burimet në një intervistë për AFP ka thënë: “ Guterres nuk do të vizitojë  Ukrainën për shkak të shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe veprimeve të tij”. Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës kritikoi veprimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të pranuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në takimin e BRICS, ndërkohë që hodhi poshtë kërkesën e Ukrainës për të marrë pjesë në takimin e paqes. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në rrjetin social X ka thënë: “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së refuzoi ftesën e Ukrainës për konferencën e parë të paqes në Zvicër, por pranoi ftesën e Putinit për takimin e BRICS. Kjo është një zgjedhje e gabuar që nuk çon në paqe dhe vetëm shkatërron imazhin e Kombeve të Bashkuara”.