72 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë
(last modified Wed, 30 Oct 2024 19:07:32 GMT )
Tetor 30, 2024 20:07 Europe/Tirane
  • 72 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Spanja është përfshirë nga moti i keq, ku të paktën 72 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet.

Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të dendura. Qeveria spanjolle e bëri njoftimin ndërsa vendi po përballet me “katastrofën më të keqe natyrore në 50 vjet”. Këto janë përmbytjet më të këqijat që kanë goditur Spanjën në tre dekada.

Ndërkohë në Spanjë është lëshuar paralajmërim për motin e keq. Zonat më të prekura janë Valencia dhe Castilla La Mancha.

Përmbytjet e papritura ngritën automjetet nga asfalti dhe kthyen komunitete të tëra në lumenj e liqene pas shirave dhe breshërit që goditën Spanjën.