Perëndimi dështon në përpjekjet për të izoluar Rusinë
Ministri i Jashtëm rus ka thënë: Përpjekjet perëndimore për të izoluar Moskën kanë dështuar.
Sergei Lavrov deklaroi se veprimet sistematike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të frenuar Rusinë në vitet e fundit janë rritur 10 herë. Përpjekjet për të izoluar Rusinë në arenën ndërkombëtare dhe për humbjen e Moskës në luftën në Ukrainë kanë dështuar, sepse shumë vende po forcojnë marrëdhëniet e tyre me Rusinë. Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë shpallur publikisht synimin e tyre për të izoluar Moskën në komunitetin ndërkombëtar, Lavrov theksoi: Megjithatë, samiti i fundit i BRICS në Kazan të Rusisë dëshmoi se këto përpjekje janë të dështuara, ndërkohë që Moska do të vazhdojë operacionet e veta speciale ushtarake dhe do të arrijë qëllimet e përcaktuara nga presidenti i këtij vendi.