Skandal i ri për Mossad-in
Sahab- Gazeta sioniste Yediot Aharnot në një raport zbuloi se një kompani private që ishte në kontakt me agjencinë izraelite të spiunazhit (Mossad) po mblidhte informacione për zyrtarë dhe figura politike italiane.
Sipas një raporti nga kanali Sahab, gazeta sioniste Yediot Aharnot në një raport njoftoi: Një kompani hetimore private duke anëtarësuar anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë të lartë të shërbimeve të sigurisë, ka vjedhur të dhënat personale të politikanëve, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe figurave të tjera publike, për t'i përdorur ato për shantazhe. Ky skandal i brendshëm i spiunazhit të Italisë ka shkaktuar tronditje të madhe dhe më pas u bë e qartë se Shërbimi Informativ i Jashtëm i regjimit sionist (Mossad) ishte i përfshirë në ndërveprimet me këtë kompani me qendër në Milano. Sipas këtij raporti, të paktën katër persona janë arrestuar dhe me dhjetëra të tjerë janë në pyetje. Në reagim ndaj këtij skandali spiunazhi, mediat italiane e përshkruan atë si një komplot të nivelit më të lartë i cili përfshin anëtarë të mafies dhe zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës, përveç shërbimeve të huaja të inteligjencës, si Mossad-i.