Ministri gjerman i ekonomisë kërkon postin e kancelarit
(last modified Sat, 09 Nov 2024 18:45:57 GMT )
Nëntor 09, 2024 19:45 Europe/Tirane
  • Ministri gjerman i ekonomisë kërkon postin e kancelarit

Tashmë ministri gjerman i ekonomisë Habeck ka njoftuar ambicien e tij për postin e kancelarit për Partinë e Gjelbër, teksa vendi përballet me inflacion dhe rënie ekonomike.

Shumë gjermanë raportohet se mbajnë shpresat te Të Gjelbrit dhe personalisht te Habeck ndërsa sondazhet e opinionit tregojnë se mbështetja për partinë e tij është diku rreth 10%.

Duke akuzuar Rusinë për “nxitje të forcave populiste në vend”, ai shtoi se lufta në Ukrainë ka shkaktuar inflacion në Gjermani “duke e bërë më të shtrenjtë jetën e njerëzve”.

Gjermania ndërkohë është nga kontribueset madhore të Ukrainës me armatime.

Ish-kolegu i Habeck, kreu i partisë së lirë demokrate (FDP), Christian Lindner, shprehu habinë e tij për njoftimin. “Çmenduri, qeveri pa maxhorancë por me dy kandidatë për kancelar,” shkruante ai duke iu referuar dhe tentativës së Olaf Scholz për të mbajtur postin.

Qeveria e Scholz ra pas shkarkimit të aleatit Lindner, që solli largimin e FDP nga koalicioni.

Scholz tha se e mori vendimin pasi ish-ministri refuzoi planin e buxhetit, ku mes të tjerash përfshihej dhe rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën.