Tërmet me magnitudë 6.8 ballë Rihter në Kubë
(last modified Mon, 11 Nov 2024 09:02:07 GMT )
Nëntor 11, 2024 10:02 Europe/Tirane
  • Tërmet me magnitudë 6.8 ballë Rihter në Kubë

Presidenti i Kubës tha në orët e para të mëngjesit të së hënës se një tërmet me magnitudë 6.8 ballë Rihter në këtë vend ka dëmtuar shtëpitë dhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe ka shkaktuar rrëshqitje dheu.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Miguel Diaz-Canel ka shkruar në rrjetin social X: "Tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe dëmtime të shtëpive dhe të linjave të transmetimit të energjisë elektrike. Ne kemi filluar vlerësimin e dëmeve. Çështja e parë dhe më e rëndësishme është shpëtimi i jetëve të njerëzve."

Tërmeti ndodhi të dielën në mbrëmje në Kubën lindore dhe tronditi ndërtesat në Santiago de Kuba, qyteti i dytë më i madh në vend, si dhe zonat përreth. Por Havana, kryeqyteti i Kubës, nuk është prekur nga ky tërmet dhe deri më tani nuk raportohet për dëme dhe viktima të mundshme.

Disa orë më parë ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 5.9 ballë. Autoritetet kubane thanë se ekzistonte mundësia për më shumë pasgoditje dhe u kërkuan njerëzve të jenë vigjilentë.

Dy ditë më parë Stuhia “Rafael” goditi Kubën dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në këtë vend.