Trump i kërkoi Putinit të ulë tensionet në Ukrainë
(last modified Mon, 11 Nov 2024 09:03:30 GMT )
Nëntor 11, 2024 10:03 Europe/Tirane
  • Trump i kërkoi Putinit të ulë tensionet në Ukrainë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i telefonoi Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe i kërkoi atij të mos përshkallëzojë tensionet në Ukrainë.

Sipas gazetës "The Washington Post", kjo telefonatë u bë të enjten, ku Trump i kërkoi Putinit të shmangë përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainë. Telefonata u bë pasi Putin e uroi Trumpin për fitoren dhe njoftoi se ishte gati për një bisedë telefonike me të.

Në fushatën e tij zgjedhore 2024, Trump pretendoi se nëse do të fitonte zgjedhjet, brenda 24 orëve ai do t'i jepte fund luftës në Ukrainë; një problem që sipas kushteve ekzistuese në terren, duket se është i pazgjidhshëm.

Uashingtoni ka ofruar dhjetëra miliarda dollarë ndihma ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën qëkur Rusia nisi operacionin ushtarak kundër Ukrainës në muajin shkurt 2022. Trump bashkë me ligjvënës të tjerë republikanë e ka kritikuar dhe kundërshtuar vazhdimisht dhënien e këtyre ndihmave.

Ndërkohë, Kremlini tha të premten se Putini është gati të bisedojë me Trump për Ukrainën, por kjo nuk do të thotë se ai është i gatshëm të ndryshojë kërkesat e Moskës.

John Mearsheimer, strategu më i madh në botë, beson se realitetet aktuale do ta pengojnë Trumpin të përmbushë premtimin e tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Së pari, Rusia nuk është gati t'i kthejë Kievit tokat e pushtuara në lindje, të cilat përbëjnë gati 20% të territorit të Ukrainës. Nga ana tjetër, Moska pret që Ukraina të harrojë dhe të heqë dorë përgjithmonë nga anëtarësimi në NATO.