Erdogan njofton ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të Turqisë me Izraelin
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë tha se qeveria e tij ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Izraelin në mes të gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza dhe luftës vdekjeprurëse të regjimit sionist në Liban.
“Qeveria e Republikës së Turqisë, nën udhëheqjen e Tayyip Erdogan, nuk do të vazhdojë apo zhvillojë marrëdhënie me Izraelin”, deklaroi të mërkurën Erdogan në bordin e avionit të tij pas vizitave në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan.
"Koalicioni ynë qeverisës është i vendosur në vendimin e tij për të ndërprerë lidhjet me Izraelin dhe ne do ta mbajmë këtë qëndrim edhe në të ardhmen", shtoi ai.
Erdogan theksoi se Turqia ka dhënë përgjigjen më të fortë ndaj veprimeve të Izraelit në Palestinë, sipas agjencisë Anadolu.
Ai u zotua se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për t'i kërkuar llogari kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për gjenocidin.
Erdogan shprehu shqetësimin për dërgesat e vazhdueshme të armëve në Izrael, duke thënë: "Për sa kohë që dërgesat e armëve vazhdojnë, Izraeli do të jetë më agresiv, çdo ditë që Izraeli nuk ndalet, situata në Palestinë dhe Liban përkeqësohet".
Lidhur me administratën e ardhshme të SHBA-së, Erdogan shprehu shpresë të kujdesshme për një qasje të ndryshme ndaj politikës në Lindjen e Mesme nën Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.
Megjithatë, ai tha se disa nga mesazhet që vinin nga ana e Trump ishin “shqetësuese”.