Venezuela dënon sulmet e regjimit sionist ndaj Sirisë
Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës dënoi sulmet e regjimit sionist ndaj Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.
Sipas rrjetit Sahab, cituar nga IRNA, ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yván Eduardo Gil Pinto dënoi ashpër sulmet e regjimit sionist në Damask të enjten mbrëma, të cilat rezultuan në martirizimin e të paktën 15 personave dhe plagosjen e 16 të tjerëve. Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës shtoi gjithashtu se si pasojë e këtyre sulmeve është dëmtuar edhe ndërtesa e ambasadës së këtij vendi dhe rezidenca e ambasadorit të Venezuelës në Damask. Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës theksoi gjithashtu se veprime të tilla të regjimit sionist janë shembull i qartë i shkeljes së të drejtave sovrane të vendeve dhe konsiderohen si kërcënim serioz për sigurinë e rajonit dhe botës të gjitha dimensionet.
Të enjten, avionët izraelitë bombarduan dy ndërtesa banimi në Al-Mezeh dhe Qudsiya (periferia e Damaskut). Ndërkohë, mbrojtja e ushtrisë siriane mundi të përballonte disa prej raketave të lëshuara. Në vitet e fundit, regjimi sionist ka sulmuar vazhdimisht Damaskun dhe zona të ndryshme të Sirisë. Agresioni ushtarak i regjimit gjenocidal izraelit në Siri është ndodh në një situatë ku Damasku ka dërguar vazhdimisht një letër në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit për të ndaluar këto sulme.