Biden: Këto ditë po punoj më shumë për armëpushimin në Gaza
(last modified Wed, 27 Nov 2024 18:45:41 GMT )
Nëntor 27, 2024 19:45 Europe/Tirane
  • Biden: Këto ditë po punoj më shumë për armëpushimin në Gaza

Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit do të krijojë kushtet për një qetësi të qëndrueshme, thanë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para hyrjes në fuqi të armëpushimit.

“Shpallja e sotme do të ndalojë luftimet në Liban dhe do ta sigurojë Izraelin nga kërcënimi i Hezbollahut dhe organizatave të tjera terroriste që operojnë nga Libani”, thanë dy presidentët në një deklaratë të përbashkët.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të punojnë për të siguruar që kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht dhe do të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë libaneze, shtuan ata.

Biden e mirëpriti marrëveshjen si “një lajm të mirë” dhe tha gjithashtu se SHBA-ja do të udhëheqë një përpjekje të re për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Presidenti amerikan tha se do të përpiqet të arrijë një armëpushim në luftën e Gazës në ditët e mbetura të presidencës së tij. Ai tha se do të intensifikojë përpjekjet e përbashkëta me Turqinë, Egjiptin, Katarin dhe regjimin sionist dhe qeveritë e tjera për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe për shkëmbimin e të burgosurve.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se armëpushimi në Liban duhet të hapë rrugën për një fund të luftës në Gaza.