Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme
(last modified Wed, 04 Dec 2024 18:50:51 GMT )
Dhjetor 04, 2024 19:50 Europe/Tirane
  • Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot në Asamblenë Kombëtare një mocion që kërkon shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol, për shkak të vendimit të tij të djeshëm për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Parlamenti e hodhi poshtë vendimin e tij me votim unanim dhe gjashtë orë më pas, Presidenti Yoon u detyrua ta anulonte gjendjen e jashtëzakonshme. Pavarësisht se vendi duket se iu rikthye normalitetit sot, e ardhmja politike e presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij është në rrezik.

Votimi për mocionin e shkarkimit të Presidentit koreano jugor Yoon Suk Yeol nga Asambleja Parlamentare mund të mbahet pas dy ditësh.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, si dhe Këshilltarët e lartë të Presidentit Yoon dhanë sot dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të tij të papritur dje për gjendjen e jashtëzakonshme.

Koreja e Jugut po përpiqet të kuptojë atë që ndodhi për gjashtë orë martën në mbrëmje.

Presidenti Yonn e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme i zemëruar me opozitën, duke u zotuar të eliminojë forcat “anti-shtetërore”, ndërsa ndeshet me probleme me opozitën që ka shumicën në parlament që ai e akuzon si simpatizuese të Koresë së Veriut komuniste.

Gjandja e jashtëzakonshme nënkuptonte ndërprejen e punimeve të parlamentit, ndalimin e aktiviteteve politike dhe censurimin e mediave. Ushtria u dërgua në parlament për ta marrë atë nën kontroll por dështoi.

Sot kryeqyteti me nëntë milionë banorë i Koresë së Jugut filloi ditën normalisht.