TASS: Assad në Moskë pas rënies së qeverisë së tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165564-tass_assad_në_moskë_pas_rënies_së_qeverisë_së_tij
Bashar al-Assad, presidenti i qeverisë së rrëzuar në Siri, ka mbërritur në kryeqytetin rus Moskë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 08, 2024 19:58 Europe/Tirane
  • TASS: Assad në Moskë pas rënies së qeverisë së tij

Bashar al-Assad, presidenti i qeverisë së rrëzuar në Siri, ka mbërritur në kryeqytetin rus Moskë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar të Kremlinit, tha të dielën se Assad dhe familja e tij janë në Moskë ku u është dhënë azil.

Qeveria e Asadit ra më herët gjatë ditës pasi grupet e armatosura, të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) hynë në kryeqytetin Damask dhe morën kontrollin e qytetit.

Kjo ndodhi më pak se dy javë pasi grupet nisën një ofensivë nga bastioni i tyre në provincën perëndimore të Idlib, duke përparuar drejt zonave të tjera të Sirisë.

Ata së pari morën kontrollin e qytetit të dytë më të madh Aleppo brenda disa ditësh, dhe më pas qytetet kryesore të Hamës dhe Homsit përpara se të arrinin në Damask.