Mediat perëndimore çka quajnë "Liri"?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165594-mediat_perëndimore_çka_quajnë_liri
ParsToday – Një përdoruese iraniane e rrjetit social X në një postim në Twitter, kritikoi rolin e mediave perëndimore në zhvillimet në Siri dhe qasjen e tyre të dyfishtë ndaj konceptit të lirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 09, 2024 18:27 Europe/Tirane
  • Mediat perëndimore çka quajnë \
    Mediat perëndimore çka quajnë \"Liri\"?

ParsToday – Një përdoruese iraniane e rrjetit social X në një postim në Twitter, kritikoi rolin e mediave perëndimore në zhvillimet në Siri dhe qasjen e tyre të dyfishtë ndaj konceptit të lirisë.

Elham Abedini, një përdoruese iraniane e rrjetit social X, ka publikuar një fotografi të zjarrit dhe tymit që ka përfshirë Damaskun e Sirisë dhe në rrjetin social X ka shkruar: "Ky është Damasku dhe Izraeli po bombardon kryeqytetin e Sirisë".

Sipas ParsToday, Abedini shtoi: "Këto sulme kryhen në kohën kur regjimi sionist vazhdon të sulmojë fshatrat në Libanin jugor, pavarësisht të ashtuquajturit "armëpushim" dhe ka shënjestruar pamëshirshëm Rripin e Gazës".

Abedini ka sqaruar më tej: "Kjo është pikërisht ajo që mediat perëndimore e quajnë “liri”!".

Duhet theksuar se pas zhvillimeve në Siri dhe kapjes së Damaskut nga terroristët dhe nga grupet e armatosura opozitare, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të dielën prishjen e marrëveshjes së "ndarjes" midis Sirisë dhe regjimit sionist në vitin 1974 në rajonin e Golanit dhe urdhëroi se zona tampon në Golanin e pushtuar do të vihej nën kontrollin e këtij regjimi.

Pas këtij veprimi, burime mediatike njoftuan për pushtimin e zonave të territorit të Sirisë nga ushtria sioniste dhe publikuan pamje të hyrjes së forcave pushtuese sioniste në provincën Kuneitra të Sirisë. Disa media raportuan se ushtria izraelite hyri 14 kilometra thellë në territorin e Sirisë.