BE jep 4.2 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Dhjetor 09, 2024 21:12 Europe/Tirane
Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se pjesa e parë e ndihmës financiare të miratuar nga ky union në vlerë prej katër miliardë eurosh do të transferohet në Ukrainë.
Këshilli i Bashkimit Evropian të hënën njoftoi se Ukraina së shpejti do të marrë 4.2 miliardë euro të tjera fonde. Vendet anëtare të BE-së miratuan dërgimin e pagesës së parë të këtyre parave. Paratë, të cilat janë pjesë e fondit të BE-së në Ukrainë, do të ndihmojnë ekonominë e Ukrainës në kohën kur ajo vazhdon të luftojë kundër Rusisë .Vendet e "Grupit G7" kanë akorduar një kredi prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila financohet përmes fitimeve nga asetet e ngrira të Rusisë .
Tags