Rusia dënon sulmet destabilizuese të Izraelit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165688-rusia_dënon_sulmet_destabilizuese_të_izraelit_në_siri
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka dënuar në termat më të ashpër sulmet e Izraelit në Siri dhe krijimin e një zone tampon përgjatë Lartësive të pushtuara të Golanit pas rënies së presidentit sirian Bashar al-Assad.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2024 19:54 Europe/Tirane
  • Rusia dënon sulmet destabilizuese të Izraelit në Siri

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka dënuar në termat më të ashpër sulmet e Izraelit në Siri dhe krijimin e një zone tampon përgjatë Lartësive të pushtuara të Golanit pas rënies së presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Sulmet në lartësitë e Golanit dhe krijimi i zonës tampon vështirë se kontribuojnë në stabilizimin e situatës në Sirinë tashmë të destabilizuar”, tha të mërkurën Peskov në një konferencë shtypi në Moskë.

Peskov tha se Moska dëshiron të shohë një stabilizim të shpejtë në Siri.

“Ne do të dëshironim që situata në vend të stabilizohej sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Peskov.

Ai tha gjithashtu se Moska ishte në kontakt me udhëheqjen e re siriane për fatin e bazave ushtarake ruse në Siri.

"Kjo është e nevojshme pasi bazat tona ushtarake dhe misioni diplomatik janë atje," tha Peskov.

Ministria e Jashtme ruse deklaroi gjithashtu se ndërhyrja izraelite në Siri shkel traktatin e vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë që i dha fund luftës së 'Yom Kippur'.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se veprimet e Izraelit nuk kanë shërbyer për të stabilizuar situatën në Siri.

Që nga rënia e qeverisë së Asadit, regjimi izraelit ka kryer pothuajse 500 sulme ajrore në të gjithë Sirinë, duke synuar infrastrukturat kritike civile dhe ushtarake. Regjimi sionist gjithashtu i ka dislokuar forcat e tij në një zonë tampon në kundërshtim me marrëveshjen e vitit 1974 me Sirinë.