Irlanda i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165694-irlanda_i_bashkohet_ankesës_së_afrikës_së_jugut_kundër_regjimit_sionist
Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës bëri të ditur se vendi i tij i është bashkuar rastit të ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2024 04:32 Europe/Tirane
  • Irlanda i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist

Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës bëri të ditur se vendi i tij i është bashkuar rastit të ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga rrjeti Al-Jazeera, Micheal Martin, në lidhje me këtë, njoftoi: "Qeveria pranoi të marrë pjesë në çështjen që Afrika e Jugut ka ngritur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Izraelit, në bazë të Konventës së Gjenocidit."

Të enjten, më 11 janar 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, të Holandës, filloi seancën e parë të ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist me akuzën për gjenocid ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës; një seancë që u shty për të premten.

Ishte në fund të dhjetorit të kaluar kur Afrika e Jugut e dorëzoi këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pohoi se regjimi sionist kreu akte gjenocidi gjatë luftës së shpallur kundër Hamasit në Gaza dhe i kërkoi këtij autoriteti ligjor të merrte masa që forcat e ushtrisë së regjimit izraelit të ndalojnë qoftë edhe përkohësisht vazhdimin e operacioneve të tyre vdekjeprurëse në rajon.

Deri më tani, shtetet e Spanjës, Bolivisë, Kolumbisë, Meksikës, Turqisë, Kilit dhe Libisë i janë bashkuar ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në vendimin e lëshuar nga ky organizëm ndërkombëtar, është lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin e regjimit sionist Benjamin Netanyahu dhe disa liderë të tjerë të këtij regjimi; një vendim që u mirëprit nga shumë vende.