Ligjvënësi holandez kërkoi tërheqjen e regjimit sionist nga Siria
“ Stefan Van Barle”, ligjvënësi holandez nga partia “DENK”, kritikoi sulmet ajrore të regjimit sionist dhe pushtimin e disa pjesëve të Sirisë nga ky regjim dhe e quajti atë shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Sipas IRNA, duke cituar Middle East Eye, “Van Barle” në një fjalim në parlamentin holandez, duke deklaruar se Izraeli me këto veprime ushtarake ka shkelur ligjet ndërkombëtare, kërkoi tërheqjen e këtij regjimi nga lartësitë e Golanit. Ai theksoi se çdo qëndrim tjetër përveç kësaj nënkupton mbështetjen ndaj regjimit sionist dhe ekspansionizmit të sionizmit. Duke përfituar nga zhvillimet në Siri, ushtria sioniste hyri në rajonet jugore të vendit, veçanërisht në qytetin e Kuneitrës. Ky veprim ndodhi në të njëjtën kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi rënien e marrëveshjes së "ndarjes" midis Sirisë dhe regjimit sionist të vitit 1974 në rajonin e Golanit. Radio e Ushtrisë Sioniste njoftoi se kabineti i këtij regjimi ka rënë dakord për pushtimin e rajonit Xhebal al-Sheikh të Sirisë dhe krijimin e një zone neutrale në këtë rajon. Njëkohësisht me këto lëvizje tokësore, ushtria sioniste gjatë ditëve të fundit ka bombarduar me qindra objektiva në Siri.