Londra u bë sërish skenë e demonstratave të mbështetësve të Palestinës
Mijëra mbështetës të Palestinës në Angli dje protestuan kundër vazhdimit të krimeve brutale të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe shprehën edhe një herë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për popullin e shtypur dhe të pambrojtur të Palestinës.
Sipas gazetarit të IRNA, protestuesit në një akt simbolik vendosën mijëra rroba dhe lodra për fëmijë në tokë përpara ndërtesës së parlamentit, në kujtim të fëmijëve të pafajshëm që ranë dëshmorë nga regjimi kriminal sionist në Gaza. Që nga fillimi i luftës në Gaza, me demonstrata në qytete të ndryshme britanike ata kanë shfaqur zemërimin dhe protestën e tyre kundër krimeve të regjimit sionist, si dhe me mënyra të ndryshme janë përpjekur të protestojnë kundër mosveprimit të qeverisë së këtij vendi kundër gjenocidit në Gaza. Qeveria britanike krimet e regjimit izraelit në Gaza nuk i konsideron si "gjenocid". Kryeministri britanik Keir Starmer kohët e fundit në Dhomën e Komunave deklaroi: Unë atë që po ndodh në Gaza kurrë nuk e kam përshkruar si gjenocid, por jam dakord që të dyja palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Megjithatë, protestuesit në Londër kanë lëshuar parulla anti-izraelite dhe kërkuan fundin e mbështetjes politike dhe ushtarake të Londrës për Tel Avivin, vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza dhe fundin e aparteidit në territoret e pushtuara. Duke mbajtur në duar flamurin palestinez, ata theksuan se do të vazhdojnë demonstratat e tyre për sa kohë që krimet e regjimit sionist në Gaza vazhdojnë.