Një delegacion diplomatik francez do të mbërrijë në Siri të martën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165814-një_delegacion_diplomatik_francez_do_të_mbërrijë_në_siri_të_martën
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës njoftoi dërgimin e një delegacioni diplomatik në Siri për të vlerësuar situatën politike dhe atë të sigurisë në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 16, 2024 08:26 Europe/Tirane
  • Një delegacion diplomatik francez do të mbërrijë në Siri të martën

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës njoftoi dërgimin e një delegacioni diplomatik në Siri për të vlerësuar situatën politike dhe atë të sigurisë në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve ILNA, ky delegacion diplomatik është paraparë të mbërrijë në Siri të martën.

Në këtë deklaratë thuhet se udhëtimi i delegacionit diplomatik francez është bërë për të theksuar gatishmërinë e këtij vendi për të mbështetur popullin sirian dhe rezultatet e këtij udhëtimi do t'i raportohen ministrit të Jashtëm.

Më herët, ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot theksoi se Parisi do të mbështesë procesin e tranzicionit politik në Siri dhe do të dërgojë një delegacion diplomatik në Damask në ditët në vijim.

Pasi grupet opozitare siriane morën kontrollin e Damaskut, në një deklaratë, Barrot e përshkroi fundin e qeverisë së ish-presidentit sirian Bashar al-Asad si "një ditë historike për Sirinë dhe popullin e saj".

Ai shtoi: "Ne i kërkojmë popullit të Sirisë unitet e pajtim dhe refuzim të çdolloj ekstremizmi."