Gjermania: Pushtimi i Golanit është shkelje e ligjit ndërkombëtar
Në një deklaratë në parlamentin e këtij vendi, ministrja e Jashtme e Gjermanisë paralajmëroi regjimin sionist kundër pushtimit të përhershëm të Lartësive të Golanit sirian dhe theksoi se ky veprim shkel ligjet ndërkombëtare dhe do të çojë në destabilizimin e rajonit.
Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu Ajansi, zonja Annalena Baerbock deklaroi se pas rënies së qeverisë së Bashar al-Asadit, Damasku është përpjekur të krijojë një dialog politik me grupe të ndryshme me ndikim në këtë vend dhe është përfshirë në çështjet e brendshme, duke thënë: "Në këtë situatë, integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohet nga fqinjët e këtij vendi."
Duke iu referuar pushtimit nga ana e forcave të regjimit sionist të disa fshatrave në zonat e kontrolluara nga Siria në Lartësitë e Golanit, ministrja e Jashtme gjermane tha: "Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës në Siri, procesi i diskursit politik i grupeve të brendshme siriane nuk duhet të të ndikohet nga masa të tilla. Askush nuk ka të drejtë të sulmojë territorin e këtij vendi duke abuzuar me situatën aktuale në Siri."
Në vazhdi, duke theksuar se "nëse duam paqe në rajon, nuk duhet të cenohet integriteti territorial i Sirisë", ajo deklaroi: "Është e qartë se pushtimi i Lartësive të Golanit është shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe ky veprim është i dëmshëm për stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit, për të cilin të gjithë ne, dhe më e rëndësishmja vetë Lindja e Mesme ka nevojë për të."
Pas rënies së Bashar al-Asadit, forcat sioniste kanë pushtuar disa zona në Siri dhe po avancojnë drejt jugut të Sirisë.