Kryeministri i Spanjës bën thirrje për njohjen e Palestinës
(last modified Sun, 22 Dec 2024 08:54:12 GMT )
Dhjetor 22, 2024 09:54 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Spanjës bën thirrje për njohjen e Palestinës

Kryeministri i Spanjës bëri thirrje edhe një herë për njohjen e Palestinës si shtet të pavarur.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga agjencia palestineze e lajmeve "Wafa", të shtunën, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u kërkoi edhe një herë vendeve të botës që të njohin Palestinën si një vend të pavarur.

Këto fjalë ai i tha në takimin e Konferencës së Internacionales Socialiste, të mbajtur në kryeqytetin e Marokut, Rabat.

Sanchez theksoi: "Pushtimit izraelit i duhet dhënë fund dhe populli palestinez duhet të lejohet të krijojë shtetin e tij të pavarur me Kudsin Lindor si kryeqytet në kuadër të zgjidhjes me dy shtete."

Ai theksoi gjithashtu nevojën për t'i dhënë fund bllokadës dhe problemeve humanitare të palestinezëve dhe bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të përballuar krizat.

Në majin e kaluar, Spanja njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës dhe e konsideroi këtë veprim në përputhje me rezolutat e OKB-së dhe një hap për arritjen e paqes.

Aktualisht, 144 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Palestinën si shtet të pavarur dhe Palestina ka ambasada dhe përfaqësi në 95 shtete.

Ky veprim i Spanjës dhe i disa vendeve evropiane si Irlanda dhe Norvegjia i ka zemëruar autoritetet izraelite.