Kryeqyteti i Serbisë u bë sërish skenë e protestave antiqeveritare
(last modified Mon, 23 Dec 2024 19:05:03 GMT )
Dhjetor 23, 2024 20:05 Europe/Tirane
  • Kryeqyteti i Serbisë u bë sërish skenë e protestave antiqeveritare

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Serbi dhe protestuan kundër veprimeve të qeverisë në pushtet.

Protestuesit fajësojnë Presidentin dhe partinë në pushtet për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor muajin e kaluar dhe vdekjen e 15 personave. Drejtuesit e partive kundërshtare të qeverisë bashkë me popullin, kanë dalë shumë herë në rrugë në protesta kundër këtij incidenti pasi janë të mendimit se shkaktarë të këtij incidenti janë ndërtimet e pasigurta për shkak të korrupsionit qeveritar. Koalicioni qeverisës i hedh poshtë këto akuza dhe Vuçiç ka paralajmëruar se përgjegjësit për këtë incident duhet të mbajnë përgjegjësi.