Kanadaja "ia ftoh" MEK-ut dhe Marjam Raxhavisë
(last modified Mon, 30 Dec 2024 09:18:57 GMT )
Dhjetor 30, 2024 10:18 Europe/Tirane
  • Kanadaja

Kuadrot e munafekinëve (MEK), të cilët kishin varur shpresat tek kapacitetet e tyre në Kanada për t'u transferuar nga Shqipëria, u përballën me një reagim të qartë nga qeveria kanadeze dhe opinioni publik i këtij vendi.

Sipas portalit të lajmeve "Khabar Online", cituar nga agjencia e lajmeve Fars, pasi policia shqiptare sulmoi selinë e grupit të hipokritëve dhe shpalli ultimatum në lidhje me praninë dhe llojin e aktiviteteve të këtij grupi terrorist në territorin e tyre, kuadrot e grupit të hipokritëve (MEK) që i kishte varur shpresat tek kapacitetet e tyre në Kanada për transferimin e vet nga Shqipëria, u përballën me reagimin e qartë të qeverisë kanadeze dhe të opinionit publik të këtij vendi, duke iu shuar kështu shpresa për të transferuar 500 persona të tyre nga Shqipëria në Kanada.

Duke pasur parsysh lëvizjet e këtij grupi në Kanada dhe përpjekjet për të blerë parlamentarë kanadezë, Departamenti i Sigurisë Publike dhe Emergjencave të Kanadasë (Public Safety Canada) ka vendosur kufizime të veçanta për veprimet dhe lëvizjet e këtij grupi në Kanada.

Veprimi më i rëndësishëm i qeverisë kanadeze është shpallja e ndalimit të hyrjes në Kanada të Marjam Raxhavisë dhe stafit qendror të oganizatës MEK.

Gjithashtu, sipas lajmeve të aksesuara, qeveria kanadeze ka ndaluar praninë e anëtarëve të grupit MEK nga Shqipëria në Kanada.

Më parë, në vitin 2023, për shkak të presionit të opinionit publik kanadez në lidhje me transferimin e disa individëve dhe intensifikimin e aktiviteteve të këtij grupi në Kanada, duke i anuluar vizën kryetares së tryezës kanadeze të grupit MEK, Mahnaz Samadi, e dëboi atë nga Kanadaja. Për të mbuluar këtë skandal, munafekinët u përpoqën të ndryshonin kreun e tryezës së tyre kanadeze.