Paralajmërim për një rritje katërfish të pacientëve me grip në Angli
(last modified Sat, 04 Jan 2025 08:12:15 GMT )
Janar 04, 2025 09:12 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për një rritje katërfish të pacientëve me grip në Angli

Organizata Kombëtare e Shëndetësisë në Angli ka paralajmëruar një rritje të katërfishtë të numrit të pacientëve me grip të shtruar në spitalet e vendit dhe e ka shpallur alarmant ritmin e rritjes së numrit të pacientëve.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), duke cituar burime nga Londra, raporti i fundit i Organizatës Kombëtare të Shëndetit të Anglisë, e njohur si NHS, tregon se në fund të javës së kaluar janë trajtuar në spital pesë mijë pacientë me grip, që është rreth 3.5-fishi i statistikës së të njëjtës javë të vitit të kaluar.

Shqetësimet janë shtuar kur, pavarësisht premtimeve të qeverisë dhe zyrtarëve të Organizatës Kombëtare Britanike të Shëndetësisë, radha e pacientëve që presin trajtim në spitalet publike të vendit ka arritur në më shumë se shtatë milionë e gjashtëqind mijë njerëz, disa prej të cilëve janë fëmijë të sëmurë dhe disa të tjerë janë pacientë me kancer.

Media shtetërore britanike BBC ka cituar kreun e Kolegjit Mbretëror të Mjekësisë Emergjente të thoshte se presioni mbi spitalet është jashtëzakonisht i tmerrshëm dhe se gripi po i shtyn ata në pikën e dështimit.

Drejtuesit e disa spitaleve thonë se numri i pacientëve të sëmurë që kanë nevojë për shtrim është aq i lartë saqë duhet të pranojnë disa pacientë në shtretër të përkohshëm nëpër korridore dhe kjo situatë ka ushtruar shumë trysni mbi stafet e spitaleve.

Mediat në Angli thonë se javën e kaluar më shumë se 12 mijë pacientë kanë pritur për më shumë se një orë nëpër ambulanca për t'u siguruar një vend për ekzaminimin e tyre nëpër urgjenca apo në spitale.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare të Statistikave të Britanisë së Madhe, nga viti 2022 e deri më tani, rreth 18 mijë pacientë kanë vdekur nga gripi në këtë vend.