Zjarr vdekjeprurës në Kinë me 23 të vdekur dhe të plagosur
(last modified Sun, 05 Jan 2025 06:51:59 GMT )
Janar 05, 2025 07:51 Europe/Tirane
  • Zjarr vdekjeprurës në Kinë me 23 të vdekur dhe të plagosur

Sahab – Një zjarr shpërtheu në një treg në veri të Kinës, duke vrarë dhe plagosur 23 persona.

Sipas rrjetit Sahab, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, tetë persona u vranë dhe 15 u plagosën në një zjarr në tregun e perimeve në Hebei, që ndodhet në veri të Kinës.  Burimet lokale raportojnë se autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Deri më tani nuk ka ende asnjë raport për shkakun e zjarrit dhe nëse ai ishte i qëllimshëm apo aksidental.