Më shumë se 500 ushtarë ukrainas vriten në Kursk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i166496-më_shumë_se_500_ushtarë_ukrainas_vriten_në_kursk
Sahab- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se më shumë se 500 ushtarë ukrainas u vranë në Kursk të Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2025 04:22 Europe/Tirane
  • Më shumë se 500 ushtarë ukrainas vriten në Kursk

Sahab- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se më shumë se 500 ushtarë ukrainas u vranë në Kursk të Rusisë.

Sipas rrjetit Sahab, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të shtunën njoftoi se ushtria ukrainase në 24 orët e fundit humbi 540 ushtarë në aksin Kursk. Sipas këtij raporti, përveç humbjeve ushtarake, ushtria ukrainase ka humbur edhe 4 tanke. Sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, që nga fillimi i sulmit të Ukrainës në Kursk, ky vend në këtë aks ka humbur më shumë se 47,810 ushtarë. Gjithashtu, në një deklaratë tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi kontrollin e fshatit “Nadia” në rajonin e Luhanskut të Ukrainës.