Rritet bilanci tragjik i viktimave të tërmetit në Kinë
Është rritur bilanci tragjik i viktimave nga tërmeti I fortë që goditi qytetin e shenjtë të Kinës, Tibetin mëngjesin e së martës, me 126 persona që kanë humbur jetën dhe 188 të tjerë mbetën të plagosur.
Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale, kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe në disa pjesë të Indisë.
Rajoni, i cili shtrihet pranë një linje thyerjeje kryesore të pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, është qendër e aktivitetit të shpeshtë sizmik. Në vitin 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 afër Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, vrau rreth 9,000 njerëz dhe plagosi mbi 20,000.