Panamaja i drejtohet Trumpit: Sovraniteti i Kanalit 'i panegociueshëm'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i166628-panamaja_i_drejtohet_trumpit_sovraniteti_i_kanalit_'i_panegociueshëm'
Panamaja ka përsëritur se sovraniteti i saj mbi Kanalin e Panamasë është "i panegociueshëm" pasi presidenti i ardhshëm i SHBA Donald Trump shtoi kërcënimet për të përdorur forcën ushtarake për të kontrolluar këtë rrugë ujore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2025 16:14 Europe/Tirane
  • Panamaja i drejtohet Trumpit: Sovraniteti i Kanalit 'i panegociueshëm'

Panamaja ka përsëritur se sovraniteti i saj mbi Kanalin e Panamasë është "i panegociueshëm" pasi presidenti i ardhshëm i SHBA Donald Trump shtoi kërcënimet për të përdorur forcën ushtarake për të kontrolluar këtë rrugë ujore.

Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka shprehur dëshirën e tij që SHBA të kontrollojë Kanalin e Panamasë, gjatë një konference për shtyp të martën refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin.

Ministri i Jashtëm i Panamasë, Javier Martinez-Acha tha të mërkurën se presidenti panamez Jose Raul Mulino e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij për këtë çështje.

“Sovraniteti i kanalit tonë nuk është i negociueshëm dhe është pjesë e historisë sonë të luftës dhe një arritje e pakthyeshme”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Panamasë.

Ai gjithashtu mohoi se vendi i tij kishte marrë ndonjë ofertë nga Trump.

"Fjalët e Trump sot, se ai ka folur për një shumë të caktuar parash nuk janë të vërteta. Asnjë ofertë nuk është marrë, le të jetë e qartë," tha Martínez-Acha.

Kanali i Panamasë u menaxhua nga SHBA për dekada, por sipas një traktati të nënshkruar nga presidenti i ndjerë i SHBA Jimmy Carter në 1977, ai iu dorëzua panamezëve më 31 dhjetor 1999.

Trump e përshkroi vendimin e Carter për t'ia dorëzuar kanalin Panamasë si "një gabim të madh".