5 të vdekur nga zjarri në distriktet e Los Anxhelos
https://parstoday.ir/sq/news/world-i166676-5_të_vdekur_nga_zjarri_në_distriktet_e_los_anxhelos
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën ndërsa zjarri qëka dalë jashtë kontrollit po shkatërroj jugun e Kalifornisë, duke përpirë lagje në gjithë zonën e Los Anxhelosit, tre ditë pasi shpërthyen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 10, 2025 06:50 Europe/Tirane
  • 5 të vdekur nga zjarri në distriktet e Los Anxhelos

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën ndërsa zjarri qëka dalë jashtë kontrollit po shkatërroj jugun e Kalifornisë, duke përpirë lagje në gjithë zonën e Los Anxhelosit, tre ditë pasi shpërthyen.

Zjarret e egra që janë jashtë kontrollit kanë detyruar rreth 180,000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa 200,000 të tjerë janë ende nën paralajmërime evakuimi, sipas autoriteteve.

Zjarret katastrofike, të cilat kanë shkatërruar mbi 1,500 pasuri deri tani, vazhduan të digjen rreth Los Anxhelosit të enjten, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi për të ndaluar flakët që rriten, tre ditë pas fillimit të tyre, të nxitura nga erëra të fuqishme që po përshkojnë malet dhe kodrat.

"Kjo stuhi zjarri është më e madhja për nga përmasat,” tha kryebashkiakja e Los Anxhelosit, Karen Bass, e cila është kritikuar për udhëheqjen e saj gjatë krizës dhe për uljet e buxhetit të Departamentit të Zjarrfikësve.

Sipas Cal Fire, Los Anxhelos aktualisht po përballet me pesë zjarre aktive.

Zjarri Palisades, që është më i madhi, ka djegur mbi 17,200 hektarë në Pacific Palisades dhe ka shkatërruar më shumë se 300 struktura që nga e marta, me 800 zjarrfikës që punojnë për ta vënë atë nën kontroll. Zjarri Eaton, që po përshkon zonën pranë Pasadena, ka marrë pesë jetë dhe ka djegur 10,600 hektarë.

Zjarri Sunset, që ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në Hollywood Hills, ka djegur tashmë 60 hektarë. Zjarri Lidia ka djegur 348 hektarë në Antelope Valley që nga pasdita e së mërkurës dhe është 40 përqind i kontrolluar. Zjarri Hurst, që po digjet pranë San Fernando, ka përparuar në 855 hektarë dhe është 10 përqind i kontrolluar.

Pavarësisht se erërat e forta që nxitën zjarret u shuhën gjatë natës, një valë e re erërash me shpejtësi deri në 60 milje në orë pritet të godasë nga e enjtja në mbrëmje deri të premten.