Zjarret në Los Anxhelos  vazhdojnë ende të ndezur
(last modified Sun, 12 Jan 2025 05:54:57 GMT )
Janar 12, 2025 06:54 Europe/Tirane
  • Zjarret në Los Anxhelos  vazhdojnë ende të ndezur

Zjarret masive në zonën e Los Anxhelosit kanë shkatërruar plotësisht disa lagje dhe kanë zhvendosur me dhjetëra mijëra njerëz.


Sipërfaqja e zonave të djegura si pasojë e këtij zjarri arrin në më shumë se 60 milje katrorë dhe megjithëse shpejtësia e erës është ulur, rreziku i zjarrit mbetet i lartë dhe duke filluar nga mbrëmja e së shtunës pritet që  volumi i tij të rritet sërish. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se rreziku nga zjarri do të mbetet i lartë për të gjitha zonat e Los Angeles dhe Ventura deri të mërkurën. Zjarri i Palisades , më i madhi në rajon, vazhdon të digjet. Autoritetet lokale kanë lëshuar urdhra të detyrueshëm evakuimi për zonat Encino dhe Brentwood të Los Anxhelosit. Autoritetet lokale në Los Anxhelos njoftuan se numri i viktimave në zona të ndryshme të këtij qyteti, u rrit në 16 persona dhe 12 mijë ndërtesa janë shkatërruar plotësisht.