Lavrov: Perëndimi kërkon të eliminojë konkurrentët
Duke iu referuar mbështetjes së Perëndimit për Kievin në konfrontimin ushtarak me Moskën dhe sulmin e dështuar të Ukrainës në stacionin e rritjes së presionit të gazsjellësit Rrjedha Turke, ministri i Jashtëm rus tha: Qëllimi kryesor i Perëndimit është të eliminojë një tjetër konkurrent nga skena.
Sergej Lavrov tha: Amerika nuk beson në ekzistencën e një konkurrenti në asnjë fushë dhe kjo çështje është evidente në sektorin energjetik, sepse pa u menduar i japin dritën jeshile veprimtarisë terroriste për të shkatërruar infrastrukturën e rrjedhës së energjisë, në mënyrë që pas Nord Stream edhe gazsjellësi, Rrjedha Turke gjithashtu të dalë jashtë funksionit. Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se Kievi duke përdorur 9 dronë u përpoq të sulmonte stacionin e kontrollit të presionit të gazsjellësit Rrjedha Turke në rajonin e Krasnodarit: Të gjithë dronët u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ruse. Më herët, zëdhënësi i Kremlinit në përgjigje të sulmit të dështuar të Ukrainës në stacionin e kontrollit të presionit të gazsjellësit Rrjedha Turke tha: Ky akt i Ukrainës është vazhdimi i terrorizmit energjetik nën mbikëqyrjen e miqve të huaj të këtij vendi përfitues i të cilit është Amerika.