TikTok rinis aktivitetin në SHBA
Rrjeti social TikTok njoftoi të dielën se ka rikthyer aksesin në këtë platformë për përdoruesit amerikanë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, vendimi u mor pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, kishte premtuar se do t'u siguronte përdoruesve akses në këtë platformë.
TikTok njoftoi në një deklaratë: “Si rezultat i përpjekjeve të Trumpit, TikTok është kthyer në Amerikë.”
Rrjeti social falënderoi gjithashtu Trumpin për "ofrimin e transparencës dhe garancive të nevojshme për kompanitë ofruese të shërbimeve bazuar në faktin se ato nuk do të penalizohen për ofrimin e shërbimeve për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë".
TikTok bllokoi shërbimet e tij për përdoruesit amerikanë të shtunën në mbrëmje, një ditë përpara hyrjes në fuqi të një ligji që kufizon aksesin në këtë rrjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por Trump njoftoi se do të “zgjatte periudhën e zbatimit të kufizimeve ligjore në këtë drejtim”. Ai deklaroi se do të dëshironte që SHBA-ja, nëpërmjet një sipërmarrjeje të përbashkët, të merrte "50 për qind të pronësisë" së këtij rrjeti social.
Të premten me orën locale, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi ligjin për ndalimin e aktivitetit të platformës sociale TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u vendos që ligji do të hynte në fuqi të dielën.
Më herët, Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte pohuar se TikTok po dërgonte tek inxhinierët në Kinë informacione në lidhje me opinionet e përdoruesve amerikanë mbi çështjet sociale.