Britania thekson zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës
Kryeministri Keir Starmer dhe Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy theksuan se marrëveshja e armëpushimit në Gaza duhet të zbatohet plotësisht dhe se ndihmat duhet të dërgohen pa humbur kohë në këtë territor.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi, në një deklaratë të dielën, Starmer tha: “Tani duhet të shohim zbatimin e plotë të fazave të mbetura të marrëveshjes së armëpushimit siç është planifikuar, përfshirë lirimin e të gjithë të burgosurve dhe shtimin e ndihmave humanitare për Gazën.”
Gjithashtu, Lammy njoftoi në një deklaratë të dielën: “Ne mirëpresim lirimin e tre pengjeve në Gaza, përfshirë shtetasen britanike Emily Damari, dhe falënderojmë Katarin, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre për kthimin e këtyre individëve.”
Ai shtoi: “Ne deklarojmë qartë se kjo marrëveshje duhet të zbatohet plotësisht, të gjithë të burgosurit duhet të kthehen dhe ndihmat duhet të lejohen të dërgohet në Gaza.”
Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu Ajansi, Sekretari i Jashtëm britanik theksoi se kjo marrëveshje duhet të hapë rrugën për një zgjidhje afatgjatë, ndërsa bëri thirrje për krijimin e "një rruge të besueshme drejt një zgjidhjeje me dy shtete".
Armëpushimi në Rripin e Gazës hyri në fuqi dje në mëngjes, të dielën, por regjimi sionist e shkeli marrëveshjen me pretekstin e mosmarrjes në dorëzim të listës së pengjeve sionistë dhe martirizoi e plagosi një numër qytetarësh palestinezë.
Ushtria e regjimit sionist njoftoi të dielën në mbrëmje se tre gra të mbajtura peng në Gaza kishin hyrë në Izrael si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin.
Sot, gjithashtu, grupi i parë i të burgosurve palestinezë u lirua nga prangat e regjimit sionist.