Putin i hapur për dialog me Trump
Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për inaugurimin e tij dhe i tha atij se Moska ishte e hapur për dialog me administratën e re për luftën Rusi-Ukrainë.
“Gjëja kryesore është të zgjidhen shkaqet origjinale të krizave”, tha Putin në një deklaratë të transmetuar në mediat shtetërore ruse.
Duke iu drejtuar pretendimeve të Trump se ai mund të ndërmjetësojë me shpejtësi një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, lideri rus tha se dëshiron “një paqe afatgjatë të bazuar në respektimin e interesave legjitime të të gjithë njerëzve, të gjitha kombeve që jetojnë në këtë rajon”.
Trump ka sugjeruar që Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime në luftë. Kievi ka hedhur poshtë çdo sugjerim për dhënien e territorit Moskës, ndërsa Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga aspiratat e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.